Një smoothie me spinaq është vërtet një nisje e shijshme e ditës. Nuk do të ndiesh uri gjatë ditës, as dobësi, as lodhje.

Po cilat janë vlerat e spinaqit që kaq shumë rekomandohen nga nutricionistët dhe dietologët?

Një omletë me spinaq në mëngjes është një zgjidhje e mirë, por edhe nëse nuk ke kohë për ta bërë këtë, mjaftojnë disa gjethe spinaq të shtrydhura apo të përziera me fruta të tjera në një smoothie.

Dhe ja pse:

Së pari, spinaqi është një minierë e vërtetë vlerash ushqyese. Është i pasur me vitamina (A, C, E, K, B6) minerale, fibra, proteina, të cilat janë shumë të rëndësishme për shëndetin.

Lufton radikalet e lira. Siç dihet, radikalet e lira janë armiku ynë kryesor. Radikalet e lira janë molekula të dëmshme që kanë efekt negativ mbi qelizat tona dhe nxisin sëmundje të ndryshme (deri edhe tek ato vdekjeprurëse). Radikalet e lira luftohen nga antioksidantët, të cilët parandalojnë dëmtimin e qelizave. Spinaqi është shumë i pasur me antioksidantë.

Ushqen lëkurën dhe flokët. Duke qenë i pasur me vitaminë A dhe C, spinaqi ndihmon për të rigjeneruar indet në trup, veçanërisht të lëkurës dhe flokëve. Vitamina A është e nevojshme për prodhimin e vajit natyror që i mban flokët të hidratuar. Po kështu, edhe vitamina C, një tjetër komponent që ndihmon në prodhimin dhe ruajtjen e kolagjenit. Spinaqi është i pasur edhe me hekur – mungesa e të cilit i dëmton dhe i rrëzon flokët. Shumë studiues janë të sigurt se mungesa e hekurit shkakton menjëherë rënie flokësh.

Po kështu, spinaqi:

Mbron nga sëmundjet e zemrës

Mbron nga sëmundjet e mushkërive

Parandalon dhe trajton simptomat e kancerit

Mban nën kontroll presionin e gjakut

Ndihmon tretjen

Forcon kockat etj.

Receta e mëngjesit me spinaq:

Përbërësit:

Disa gjethe mesatare spinaq (5 deri 10)

2 mollë, të prera përgjysmë

2 karota mesatare

2 degë selino

1/2 limon

2 copa xhenxhefil të grira

Përzieji të gjithë përbërësit në blender. Molla, karota, limoni dhe xhenxhefili do t’i japin spinaqit më shumë shije në mëngjes.