Cristiano Ronaldo dhe Sergio Ramos kanë fituar gjithsej 15 trofe së bashku për Real Madridin, por dyshja nuk flasin më me njëri tjetrin.

Sipas “Marca” , Ramos dhe pjesa tjetër e skuadrës së Real Madridit, përveç Marcelos, janë distancuar nga Ronaldo pas reagimit të këtij të fundit për Luka Modriqin, ku Kroati e mundi në garën për Topin e Artë.

Ronaldo besonte se kishte bërë çdo gjë për ta fituar çmimin për herë të gjashtë dhe dha deklaratë për mediat Italiane ku I shprehu urime Luka Modriqit por në mënyrë ironike.

“Urime Luka Modriqit për çmimin e fituar, por vitin tjetër do të takohemi përsëri dhe do japë çdo gjë nga vetja që fituesi I radhës të jem unë. Në fushë kam bërë çdo gjë për ta fituar Topin e Artë, statistikat nuk gënjejnë dhe për këtë gjë jam ende I lumtur, un luaj për një ndër klubet më të mira në botë,” tha Ronaldo.

Ronaldo dhe Ramos do të takohen sot nga ora 20:45, në një miqësore ku përballen kombëtaret e tyre, Portugalia dhe respektivisht Spanja.