Korabi një baba i lumtur pranë të birit

Korabi një baba i lumtur pranë të birit

Nuk ka shumë kohë që është bërë baba, këngëtari i mirënjohur Korab Shaqiri po i shijon këto ditë pranë djalit të vogël.

Së fundmi ai ka publikuar në InstaStory një video në të cilën e incizoi djalin e tij të vogël i cili po rritet çdo ditë e më shumë, shkruan rtv21.tv

“The most beautiful view”, (Pamja më e bukur), është mbishkrimi që Korabi i ka dhënë fotografisë.

Ndryshe, kujtojmë se ka kohë që Korabi nuk ka sjellë këngë të re por është angazhuar si profesor universiteti në degën e muzikës./21Media