Shumë njerëz janë të fiksuar pas Kardashianëve

Shumë njerëz janë të fiksuar pas Kardashianëve

Edhe lajmet më të vogla rreth tyre bëhen hite nëpër tabloide dhe rrjete sociale.

Së fundmi një fotografi e tre motrave të famshme të cilat janë shtatzënë e “shkriu” internetin.

Diçka për të cilën të gjithë do të dëshironin të dinin më shumë është shuma e parave që familja paguhet për serinë e tyre televizive shumë të famshme “Keeping Up with the Kardashians”.

Tanimë e dimë që familja paguhet shumë mirë, por BuzFeed ka raportuar se marrëveshja e fundit i siguron familjes 150 milionë dollarë për 5 vitet e ardhshme, shkruan rtv21.tv.

Nëna e familjes Kris Jenner ka treguar se si këto para ndahen. Në një intervistë me Ellen DeGeneres, Jenner ka deklaruar se procesi i ndarjes është shumë diplomatik.

“Është një vendim grupor. Secila paguhet pak a shumë njëjtë, pasi të gjithë filmojmë dhe punojmë shumë, dhe kemi krijuar këtë shou dhe këtë markë për dekadën e fundit. Të gjithë janë të lumtur”. Ka deklaruar ajo./21Media