Mozziku i dhuroi 2 mijë e 500 euro

Mozziku i dhuroi 2 mijë e 500 euro

Nga 3 Korriku deputeti i Kosovës, Labinot Tahiri filloi iniciativën për t’i dal në ndihmë Aurorës 18 vjeçe nga Hajvalia e cila vuan nga Leukemia Acute Lymphoblastike, dhe ka nevojë për shërim në Turqi, mirëpo shpenzimet e trajtimit janë të papërballueshme për familjen.

E iniciativën e Labit e përkrahen shumë  qytetarë dhe këngëtarë, ndërsa javën e kaluar në kuvend para dhuruan edhe disa prej deputetëve te Kosovës.

Mbledhja e të hollave po vazhdon edhe këtë javë.

Labi përmes një postimi që ka bërë sot në rrjetin social Instagram ka njoftuar se edhe reperi kosovar Mozziku ka dhuruar një shumë të madhe Aurorën.

“Në rastin e Aurora Krasniqit, Moziku i dhuroi, 2500 euro. Faleminderit të gjithëve dhe ty, për këtë shumë të madhe! Vazhdojmë me shpejtësi deri te shuma e premtuar, se nuk do të ndalem për shpirtin e asaj vajze e cila u rrit jetime, pa nënë 12 vite. Me respekt, Labi”, shkruan Labi.

Kujtojmë se Aurora, tashmë ka marrë vizën për në Turqi, pasi që i ka kaluar afati i qëndrimit për 3 muaj, e cila ka qëndruar e shtrirë në spital./21Media