Koronavirusi lëviz nga trakti i sipërm respirator - hunda, goja, fyti dhe pjesa e sipërme e mushkërive

Koronavirusi lëviz nga trakti i sipërm respirator – hunda, goja, fyti dhe pjesa e sipërme e mushkërive

Një burrë 50-vjeçar me koronavirusin është transferuar në Universitetin George Washington, kur është sëmurë në mënyrë kritike vetëm disa ditë pasi kishte vetëm simptoma të buta.

Mjekët kanë marrë pamje 3D të mushkërive të burrit dhe videoja VR e zgavrës së tij të kraharorit ka treguar infeksionin e ngjyrosur në jeshile që përhapet në të dy anët e mushkërive.

Videoja e realitetit virtual zbulon se si koronavirusi përhapet me shpejtësi nëpër mushkëri, duke shkaktuar dëme të përhapura dhe potencialisht afatgjata, sipas CNN.

Në kohën kur ai ishte në kujdesin e doktor Keith Mortman, shef i operacionit kraharor në spital, sëmundja kishte bërë kërdi në mushkëri dhe kjo dukej qartë në pamjet e marra nga mushkëritë e 50-vjeçarit.

Burri ishte diagnostikuar me COVID-19 dhe ishte futur në izolim në një spital tjetër, ku nuk kishte asgjë më shumë se simptoma të ngjashme me të ftohtin: ethe, kollë dhe gulçim. Por, brenda ditësh, gjendja e tij kishte filluar të përkeqësohej me shpejtësi.

Mjekët në spitalin e tij fillestar e kanë vendosën në një respirator, por edhe kjo nuk ka mjaftuar dhe ai është transferuar në Universitetin George Washington (GWU).

“Koronavirusi krijon dëme afatgjatë dhe me të vërtetë mund të ndikojë në aftësinë e dikujt për të marrë frymë,”, ka shpjeguar Mortman.

Koronavirusi lëviz nga trakti i sipërm respirator – hunda, goja, fyti dhe pjesa e sipërme e mushkërive-poshtë në shtrirjet më të thella të mushkërive.

Pneumonia është inflamacioni i kësaj zone të poshtme të mushkërive. Alveolat, qese ajri përgjegjëse për shkëmbimin e dyoksidit të karbonit dhe oksigjenit, mund të mbushen me lëng ose qelb, duke e bërë të vështirë frymëmarrjen.

Sipas të dhënave nga Kina, një në pesë pacientë me COVID-19 mund të jetë mjaft i sëmurë për të pasur nevojë për ndërhyrje mjekëso re. Për simptomat e tjera të egra, ilaçi më i mirë mund të jetë ibuprofen dhe paracetamoli, pasi kjo kontrollon ethe dhe dhimbje.

Për të ndihmuar në rindërtimin e sistemit imunitar pas virusit, ekspertët rekomandojnë antioksidues, të cilët mund të merren nga një shumëllojshmëri e ushqimeve, të tilla si manaferrat, hudhrat dhe qepët.

Videon mund ta shihni duke klikuar këtu.