Kanë mbetur edhe pak ditë nga publikimi i projektit më të ri muzikor të Nora Istrefit dhe Butrint Imerit.

Kjo është bërë e ditur nga vetë Nora,  e cila ka publikuar një video të shkurtër nga xhirimet e videoklipit, shkruan rtv21.tv

Nora na ka prezantuar një pjesë të look-ut të saj nga ky videoklip, ku shihet e veshur me një fustan të kuq.

 

View this post on Instagram

 

“♥️♥️” soon..

A post shared by Nora Istrefi (@noraistrefi) on

Krahas videos, artistja ka vendosur edhe dy zemra, duke lënë të nënkuptohet se titulli i këngës do të jetë “Dy zemra”.

Nora njihet si një ndër këngëtaret më të suksesshme. Ndër vite ajo ka prezantuar para publikut bashkëpunime të ndryshe me këngëtarët si: Robert Berisha, Sinan Vllasaliu, Era Istrefi, Gjiko, Irkenc Hyka, e shumë të tjerë./21Media