Me prishjen e godines ekzistuese, Bashkia e Tiranës do të nisë ndërtimin e godinës së re të Teatrit, e cila ka ndarë në dysh artistët e vendit.

Projekti i Teatrit të ri është krijuar nga një studio me qendër në Danimarkë, “Bjarke Ingels Group”. Godina e re ofron një arkitekturë me dizajn modern, me të gjitha kushtet e nevojshme për realizimin e shfaqjeve teatrore.

Hapësira në nivelin zero (kati përdhes) krijon një vend për argëtim joformal, ose për performancë të planifikuar publike. Teatri i ri do të ketë të dedikuar disa ambiente të posaçme për shfaqjet dhe aktorët.

Për herë të parë, gjithashtu për artistët do të ketë një hapësirë që do përdoret si sallë ndërrimi, një sallë provash, tualete dhe dushe si dhe një dhomë të gjelbër. Në shërbim të shfaqjeve të ndryshme artistike do ketë një dhomë instrumentesh muzikore, një depo materialesh skenike, një depo dekori, sallë teknikësh, etj./vizionplus