Ajo është njëra ndër artistet e njohura dhe të dashura nga publiku. Krahas angazhimeve në karrierë, këngëtarja aktive po tregohet edhe në rrjete sociale, ku po publikon imazhe të shumta nga përditshmëria e saj.

Së fundmi, artistja ka publikuar për 99 mijë e 800 ndjekësit e saj në instagram një imazh të saj të realizuar para 10 vitesh. Me flokë të lëshuara dhe e grimuar me stil, Gresa duket mjaft bukur në imazhin që ka realizuar në vitin 2010, shkruan rtv21.tv

“Sa shpejt po ikin vitet”, ka shkruar këngëtarja sipër imazhit të publikuar.

Sikurse tani, edhe para një dekade artistja ka qenë bionde.

Ndryshe, projekti i fundit muzikor i Gresa Behlulit është “Babi Jem, Babushi Jem”, i cili është publikuar më  6 mars 2020./21Media