Vaji esencial i mentes i përgatitur në shtëpi, ashtu si shumë vajra të tjerë esencialë ka veti të pabesueshme për mirëqenien tonë. Ai gjen përdorim në aromaterapi si një antistres natyral, në mjekësi ku përdoret për të trajtuar dhimbjet e kokës, ftohjen, dhimbjet e fytit apo në rastet kur ju zë deti dhe makina. Përdoret në kuzhinë dhe kozmetikë gjithashtu. Është një freskues dhe tonik për fytyrën. Gjithashtu ndihmon në trajtimin e celulitit dhe është perfekte për të çënjtur këmbët e lodhura.

Ja si ta përgatisni në shtëpi vajin esencial të mentes:

Mblidhni gjethet e freskëta të mentes që nuk janë dëmtuar nga insektet. Lani mentet me kujdes dhe vendosini mbi një copë përthithëse në mënyrë që të thahen mirë.

Sistemojini më pas brenda një qeseje plastike, mbylleni mirë qesen dhe me anë të një havani shtypini mirë gjethet. Në këtë mënyrë gjithë vaji esencial brenda gjetheve, do të dalë. Transferojeni përmbajtjen e qeses në një kavanoz dhe mbulojeni me vaj bajamesh, ose vaj ulliri nëse dëshironi. Mbylleni kavanozin, tundeni mirë dhe lëreni të pushojë në një vend të freskët dhe të thatë për 24 orë.

Pasi të ketë kaluar kjo kohë, kulloni përmbajtjen e kavanozit, mbylleni përsëri dhe lëreni të pushojë për 24 orë te tjera. Përsëriteni këtë veprim për tre ditë, më pas transferojeni vajin esencial në një flakon qelqi të errët, mbylleni dhe vendoseni në një vend të freskët e të thatë pas çdo përdorimi.