Bëni edhe ju pjesë në kategorinë e atyre që nuk e vizitojnë çdo ditë furrën e bukës? Nëse po, më poshtë do të gjeni mënyrën se si të ruani bukën që do të blini sot për disa ditë.

Lexoni me kujdes dhe ndiqini këshillat një nga një.

Bukën që nuk do ta konsumoni priteni në feta dhe vendoseni në ngrirje.

Pas rreth dy orësh, ndajini fetat dy nga dy ose tre nga tre dhe vendosini në qese të vogla.

Më pas, sërish në ngrirje.

Nxirrni nga ngrirja disa orë më parë vetëm aq sa do të konsumoni.

Buka, para se të konsumohet, duhet të marrë sërish temperaturën e dhomës.