Mëngjesi ideal për të humbur peshë

Mëngjesi ideal për të humbur peshë

Përpos se është vakti më i rekomanduar për tu ngrënë, ka një mënyrë edhe për tu dobësuar përmes saj. E kemi fjalën për mëngjesin. Humbja e peshës mund të jetë e vështirë pa një plan diete të shëndetshme, të ekuilibruar dhe me kalori të ulëta.

Për të humbur peshë 10 kg në një muaj, kjo kërkon një motivim të madh dhe një kontroll të fortë mbi zakonet tuaja të të ngrënit. Për t’ju ndihmuar të humbni peshë në mënyrë të sigurt dhe të përhershme, ne ju propozojmë menynë e një mëngjesi.

Vetëm po t’i përmbaheni rreptësishtë këtij plani dhe stërvitjes prej 15 minutash në mëngjes për 30 ditë, sipas shije.al, do të shihni ndryshimin në peshën tuaj.

Mëngjesi:

Si pije: Një ujë detoksifikues me xhenxhefil ose me limon, çaj ose kafe pa sheqer.
Për fruta: Ato që janë të pasura me antioksidatë, vitamina dhe minerale. Ne ju sugjerojmë 1 mollë, portokall ose mandarinë.
Për tu plotësuar: Një omëletë me vezë, ose tërshërë me kos dhe mjaltë.

Kombinoni sipas dëshirës këto alternativa.