Peshku është shumë i rëndësishëm si pjesë e një diete të balancuar, mirëpo aroma që lë në kuzhinë pas gatimit është një tmerr i vërtetë. Jo vetëm kaq, por edhe aroma që merr frigoriferi.

Kështu që ja dy mënyrë të thjeshta si të largoni erën e tij të rëndë nga frigoriferi dhe kuzhina.

Për të hequr erën nga kuzhina- Pasi të gatuani peshkun hapni dritaret. Kjo është gjëja e parë dhe më e rëndësishme. Me tej vendosni uthull molle në një enë dhe ziejeni në zjarr të ngadaltë për disa minuta. Aroma e uthullës së mollës neutralizon erën e rëndë të peshkut. Nëse aroma e uthullës ju bezdis, në një ëne me ujë shtoni disa shkopinj rozmarine ose kanelle dhe lërini të ziejnë. Aroma e tyrë është neutralizuese.

Për të hequr erën nga frigoriferi-Alternativa më e mirë do të ishte të pastronit frigoriferin, por në pamundësi për ta bërë këtë, vendosni sodë buke në një cep të frigoriferit. Ajo neutralizon të gjitha aromat e pakëndshme dhe do t’ iu kursejë orët e pastrimit.