Përveç objekteve të tjera hidro-sanitare, edhe koka e dushit bie ‘viktimë’ e kalcifikimit. Duke qenë se pastrimi i saj është i vështirë, do t’ju mësojmë një truk të sugjeruar nga zonjat italiane të shtëpisë.

Gjithçka që ju duhet për këtë truk është një qese plastike, uthull për pastrim dhe një llastik. Ja si të pastroni kokën e dushit nga kalcifikimi:

Mbusheni qesen plastike me uthullën për pastrim. Vendosni aty kokën e dushit dhe fiksojeni me një llastik në mënyrë që të mos bjerë. Është e rëndësishme që ajo të jetë e zhytur komplet në uthull. Lëreni për gjithë natën.