Koka e dushit është bllokuar, ja si mund ta pastroni

Përveç objekteve të tjera hidro-sanitare, edhe koka e dushit bie ”viktimë” e kalcifikimit. Duke qenë se pastrimi i saj është i vështirë, do t’ju mësojmë një truk të sugjeruar nga zonjat e shtëpisë.
Gjithçka që ju duhet për këtë truk është një qese plastike, uthull për pastrim dhe një llastik.

Ja si të pastroni kokën e dushit nga kalcifikimi:
Mbusheni qesen plastike me uthullën për pastrim. Vendosni aty kokën e dushit dhe mbështilleni me një llastik në mënyrë që të mos bjerë. Është e rëndësishme që ajo të jetë e zhytur komplet në uthull. Lëreni gjatë gjithë natës dhe kjo është e tëra.

Back to top button