Rënia e flokëve është normale për disa njerëz, sidomos për ato që kanë humbur peshë, kanë pasur stres apo kanë përjetur stres të përditshëm apo kanë pasur gjendje të ndryshme mjekësore.

Për disa faktorë të ndryshëm, kjo mund të sjellë humbje të tepërt të flokëve.

Po ju sjellim disa nga metodat efektive për të ruajtur flokët tuaj, e madje t’i bëni edhe më të fortë ato.

1.Shmangni krehjen e flokëve kur janë të lagura.

Krehja e flokëve menjëherë pasi t’i keni larë mund të shkaktojë dëme të mësha. Nëse ju e bëni shpesh këtë, kjo mund të çojë në humbje të flokëve. Në vend të kësaj duhet të lini flokët të thahen dhe më pas përdorni një krehër me dhëmbë të gjerë dhe një furçë të butë.

2. Kontrolloni nivelet e vitaminës D.

Këshillimi me mjekun dhe marrja e kontrolleve të nevojshme mund të jetë e rëndësishme. Përdorimi i suplementeve të vitaminës D, mbajtja e një diete të shëndetshme dhe ekspozimi i diellit mund t’ju ndihmojë të trajtoni rënien e flokëve më shpejt sesa prisnit.

3. Shtoni çaj jeshil

Një nga burimet më të mëdha të antioksidantëve është çaji jeshil, i cili njihet si një suplement që përdoret për trajtimin e problemeve të ndryshme shëndetësore. Madje mund të përdoret edhe për rigjenerimin e flokëve.

4. Përdorni lëng qepësh

Lëngu i qepës së bashku me copat e tij, mund të jetë një ndihmë efektive për flokët. Lëngu i qepës përmban lëndë ushqyese, të cilat kur aplikohen në flokë, janë të dobishme për gjëndrat. Ajo kushtëzon dhe nxit rritjen e flokëve.

5.Përdorni maska me kombinime të ndryshme vajrash

Maskat me kombinime të ndryshme të vajrave ndihmojnë për të hequr tensionin dhe për të nxitur rritjen e flokëve në qelizat e lëkurës. Për këtë mund të përdorni vajin e rozmarinës, barbarozës dhe xhelin e Aloe Vera.

6. Konsumoni ushqime që stimulojnë rritjen e flokëve

Dietat jo të mira ndikojnë shumë në rënien e flokëve. Shtimi i produkteve të duhura në të mund të ndryshojë situatën. Ushqime të shkëlqyera që nxisin rritjen e flokëve janë: vezët, spinaqi, salmoni, avokado dhe mishi.