Ja si t'i jepni fëmijës ilaçin më lehtë

Ja si t’i jepni fëmijës ilaçin më lehtë

Aq sa është pesha e fëmijës varet edhe doza e ilaçit, ndërsa mjeku do t’i përshkruajë saktësisht sa duhet të jepet në një dozë, në ç’kohë jepet dhe sa zgjat dhënia e ilaçit. Por, natyrisht ka disa udhëzime që duhet t’u përmbaheni kur duhet t’i jepni bebes ilaçet.

Para dhënies së ilaçit, bën gati shiringën apo lugën e vogël. Beben vendoseni në pozitë gjysmë të ulur dhe duhet hedhur ilaçin në gojë – anash, sepse ashtu më së lehti do ta përpijë.

Gjatë dhënies së ilaçit kujdesuni për pjesët e ndjeshme të gojës së bebes. Pjesa më e madhe e receptorit të shijes gjendet në anën e parë dhe në mesin e gjuhës. Ngacmimi i qiellzës dhe i pjesës së prapme të gjuhës mund të shkaktojë vjellje.

Rajoni më i mirë për dhënie të ilaçit është midis anës së brendshme të gojës dhe të mishit të dhëmbëve, në drejtim të pjesës së fundit të gavrës së gojës.

Nëse ndodh që bebja ta pështyjë apo ta vjellë ilaçin menjëherë pasi t’ia keni dhënë, ose në periudhën deri në 10 minuta, përsëritni procedurën me tërë dozën e caktuar. Në rast që fëmija ka temperaturë të lartë, më parë duhet ulur temperaturën e pastaj t’i jepet ilaçi.

Duhet shmangur dhënia e ilaçit nga shishja, apo me lugën me të cilën ushqehet bebja.

Nëse bërtet dhe refuzon, dhënia e ilaçit duhet shtyrë për më vonë. Më parë duhet të qetësohet, të argëtohet dhe gjatë lojës të marrë ilaçin. Nuk është mirë që me dhunë t’i jepet fëmijës ilaçi.

Shumica e ilaçeve absorbohet . Nëse bebja ka arritur ta mbajë ilaçin për rreth 30 deri 45 minuta nuk duhet t’i jepet përsëri./21Media