Aktori i njohur turk, Caglar Ertugrul i cili tek ne u bë i njohur si “Jagizi” në serialin ‘Zonja Fazilet” është njëri prej aktorëve më të komentuar në Turqi.

Përveç punës, për aktorin shkruhet shumë edhe për jetën e tij private, të cilën 32-vjeçari tregohet mjaft i rezervuar.

Mediat rozë në Turqi janë mbushur me lajmin se Caglar i ka dhënë fund lidhjes së tij tri vjeçare me Kayla Manukyan.

Ata u njohën gjatë xhirimeve të një seriali, ku Kayla punonte si asistente kostumografie.

Raportohet se aktori e ka lënë shtëpinë ku ata jetonin së bashku dhe është kthyer në familjen e tij. /21Media