Ish-Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, sot, së bashku me përfaqësues të institucioneve të Kosovës, zbukuruan sheshin me fjongo rozë në shenjë solidarizimi me të mbijetuarit e kancerit të gjirit, në formë përkrahjeje me ata që janë duke u ballafaquar me këtë sëmundje dhe në kujtim të atyre që i kemi humbur në këtë betejë.

“Ky aktivitet u organizua nga Znj. Nafije Latifi, një nga heroinat e këtij komuniteti, e cila vazhdon t’ju ndihmojë të gjithë grave dhe burrave që janë diagnostifikuar me kancer të gjirit përmes organizatës së saj, Jeta-Vita”, ka shkruar Jahjaga në Facebook.

Muaji tetor është muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, për të rritur vëmendjen dhe mbështetjen për sensibilizimin, zbulimin e hershëm, trajtimin, si dhe kujdesin për këtë sëmundje./21Media