Jakaj: Haxhiu e ka detyrim të jetë e paanshme si ushtruese e detyrës së presidentes

Hulumtuesi në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Naim Jakaj, tha se kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, e cila pritet të jetë ushtruese e detyrës së presidentes, do të ketë kompetenca të plota përfishrë emërimin e anëtarëve të KQZ-së, si dhe të caktojë datën e zgjedhjeve. Jakaj tha për RTV21 se Haxhiu, përveç kompetencave të plota në ushtrimin e detyrës së presidentes, mund të jetë aktive edhe në parti (Vetëvendosje).
“Kushtetuta e ka përcaktuar se kryetari i Kuvendit, në ndonjë rast, mund të jetë edhe ushtrues i detyrës së presidentit, por nuk i ndalohet ushtrimi i veprimtarive të ndryshme në parti politike. Por, zonja Haxhiu do të duhej që, në rastin nëse vendi shkon në zgjedhje, të ketë kujdes që të mos marrë pjesë në angazhimet partiake apo elektorale, në mënyrë që ta ruajë paanshmërinë.”/RTV21