Gjak i infektuar u jepet pacientëve, nisin hetimet

Britania në alarm

Britania e Madhe do të kryejë hetime për gjakun e infektuar, i cili gjatë viteve 70 dhe 80 të shekullit të kaluar është përdorur te pacientët në Shërbimin shtetëror të shëndetësisë, dhe vlerësohet se për shkak të kësaj kanë vdekur rreth 2.400 persona, njoftoi sot qeveria britanike.

Gjatë viteve 70 dhe 80 të shekullit të kaluar, gjaku që i ishte dhënë Shërbimit shtetëror të shëndetësisë, kishte qenë i infektuar me viruse, si hepatiti C dhe HiV, për shkak të të cilit mijëra njerëz janë prekur nga hemofilia ose sëmundje tjera, transmeton Reuters.

Back to top button