Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, për herë të parë në Gjykatën Speciale do të paraqitet të hënën.

Seanca dëgjimore ndaj tij do të fillojë nga ora 11:00.

“Paraqitja e parë e Jakup Krasniqit do të mbahet në seancë publike. Gjatë paraqitjes së parë, gjykatësi i procedurës paraprake siguron që të respektohen të drejtat e të akuzuarit, ndër të cilat e drejta për përfaqësim ligjor dhe që i akuzuari të kuptojë akuzat kundër tij”, bëhet e ditur në komunikatën e Gjykatës Speciale të dërguar për media.

Pas bastisjes së shtëpisë së tij, Krasniqi të mërkurën është arrestuar nga pjesëtarë të EULEX-it, teksa ka njoftuar se i ishte konfirmuar aktakuza nga Specialja./21Media