“Jam kosovar”, Berisha: Rama po e përdor Kosovën, jo unë

Kryetari i PD-së, Sali Berisha deklaroi se kryeministri Edi Rama po përdor Kosovën teksa po dëmton akoma më shumë pozicionin e Hashim Thaçit dhe ish-drejtuesve të tjerë të UÇK-së.
Sipas Berishës, shërbimi më i keq që mund të bëhet zotërinjve Hashim Thaçi, Krasniqi, Selimit dhe Fatmir Limajt, është fushata e çmendur e Ramës.
“Gjoja po i ndihmoj, por i dëmton palcërisht. Kjo me të gjitha. Sidomos fjala e tij në asamblenë parlamentare është interpretuar si presion politik. Gjë të cilën e hedhin poshtë me neveri në Europë. Nëse do t’i ndihmojë ata, të caktojë një fond qeveritarë, të marr një avokatin më të mirë të botës, dhe ti caktojë dhe s’ka gjë të keqe. Ai është njeri me interesa të mëdha politike. Po përkeqëson gjendjen e tyre në Hagë. Unë jam kosovar. S’mund të akuzohem unë se po përdor Kosovën. Edi Rama po bën interesin e tij. Kosova ishte në prag të anëtarësimit. Edi Rama kishte disa mënyra efiçente që të ndikonte në mënyrë pozitive. Të lobonte te 5 vendet që ta njohin. Çfarë lobimi po bën Rama për UNESCO? Zero! Rama shkoi atje për të zgjuar reaksion dhe uroj që mos të ndikojë në votat, sepse zonja Bugajovski bëri figurë të mirë. I dhanë fjalën në seancën plenare dhe zgjoi simpati e mbështetje”, tha Berisha/Oranews

Back to top button