Një këngë kushtuar vuajtjeve të shqiptarëve që jetojnë në Turqi u publikua nga këngëtarja e njohur, Shyhrete Behluli dhe këngëtari turk Sinan Akçil.

Kënga titullohet “Jam shqiptar” dhe është publikuar me një videoklip majft të veçantë, ku nuk munguan as veshjet kombëtare, shkruarn rtv21.tv

Shyhretja në një intervistë për mediat turke ka thënë se kjo këngë bart një mesazh për gjithë të rinjët që nuk e kuptojnë gjuhën shqipe por janë shqiptar e jetojnë në Turqi. Në lidhje me këtë këngë ajo ka falënderuar Sinanin për bashkëpunimin, siç tha ajo Sinani ishte i duhuri për ta përcjellë mesazhin e saj./21Media