Fituesi i çmimit akademik, Jamie Foxx, ka konfirmuar se do të paraqitet me rolin  e Mike Tyson në fllmin e ri biografik dedikuar jetës së këtij ish boksieri.

Projekti për realizimin e këtij filmi është prezantuar në vitin 2014, me Fox në rolin kryesor, por më pas ka pasur dyshime se a mund të realizohet.

Në një bisedë me producentin Mark Birnbaum në një intervistë live në instagram, 52 vjeçari Foxx, i cili është humorist, këngëtar e producent, i dha fund këtyre thashethemeve, duke zbuluar se tashmë është duke u përgatitur për ti filluar xhirimet për këtë film.

Në pyetjen se a do të xhirohet filmi, Foxx ka thënë se po. Edhe pse ai ka thënë se të luaj në një film biografik është vështirë. Nganjëherë filma të tillë marrin kohë 20 vite për tu realizuar por ai ka thënë se tashmë kanë vënë topin në lojë.

Foxx ka treguar se me Tyson  për here të parë është takuar kur ka realizuar një standup komedi në moshën 22 vjeçare, gjatë të cilës ka treguar një shaka për një boksier të ulur në publik, dhe në fund, Foks edhe i është afruar Tyson.

Mike Tyson ka pasur karrierë të sukseshme dhe filmi do ta rrëfejë udhëtimin e tij jetësor, ka thënë Foxx.

Megjithatë, ky kampion bote ka pasur edhe probleme me ligjin. Në vitin 1992, ai u dënua me burg për dhunim, në vitin 2003 ka falimentuar e në vitin 2007 është shpallur fajtor për përdorim kokaine dhe vozitje në ndikim të kokainës.

Foxx ka thënë se Tyson e ka parë në maje të suksesit të tij, por e ka parë edhe kur gjërat kanë marrë teposhtën për të. Kështu që ai është i lumtur që në këtë film do ti tregojë këto momente, ka shtuar Foxx.

Foxx shpreson se çdo njeri do të kuptojë udhëtimin e Majk Tajsonit, si të moshuarit, ashtu edhe të rinjtë. Ndër të tjera, Foxx ka thënë se mezi prêt të luaj rolin e Tajsonit, pasi që është njëri prej boksierëve më të patrembur në histori.

Foxx nuk ka bërë të ditur se kur do të fillojnë me xhirimet, megjithatë me rëndësi është se filmi do të realizohet. /21Media