Jamie Spears pezullohet nga marrëveshja ligjore që i dha kujdestarinë mbi këngëtaren
Një gjykatëse ka pezulluar babanë e Britney Spears, Jamie Spears nga marrëveshja ligjore që i dha atij kujdestarinë, pasi Spears e akuzoi për abuzim për disa vjet.
Jamie Spears, babai i këngëtarës fitoi kujdestarinë mbi të në vitin 2008, siç bëhej e ditur aso kohe se e njëjta kishte probleme me shëndetin mental.
Jamie, ka mohuar gjithashtu të gjitha akuzat me të cilat ngarkohej, si dhe u paraqit në gjykatë për t’i dhënë fund çështjes mbi kujdestarinë mbi të bijen.
Të shumtë ishin njerëz të cilët e përkrahen artisten në përballjen me babain e saj.
Gjykata siguron një kujdestar për të gjithë personat që kanë probleme të tilla si Britney.
Kujdestaria e Spears ka qenë e ndarë në dy pjesë – njëra për pronën dhe çështjet financiare, dhe tjetra për të si personale.
Gjatë seancës në ditën e mërkurë, gjykatësja dëgjoi argumente të shumta nga avokatët që përfaqësonin këngëtaren dhe babain e saj.
“Britney Spears dëshmoi për mizorinë dhe praninë toksike të James Spears në jetën e saj. Ka një mal provash që kërkojnë pezullimin e tij”, u tha në gjykatë./21Media