Januzaj pritet të qëndrojë në La Liga

Futbollisti Adnan Januzaj është shumë pranë që të arrijë marrëveshje me skuadrën e tij të re, pas largimit si lojtar i lirë nga Real Sociedadi.
Ish-lojtari i Manchester United do të transferohet te skuadra e Sevillas në formën e lojtarit të lirë, raporton gazetari Matteo Maretto.
Januzaj dhe Sevilla kanë arritur marrëveshje personale për kushtet e kontratës, ndërsa tani kanë mbetur vetëm testet mjekësore.
Pas largimit nga Real Sociedadi, anësori shqiptar nuk do të ndërrojë kampionat, pasi që pritet t’i bashkohet Sevillas dhe të vazhdojë aventurën e tij në La Liga.
Që prej largimit nga Manchester United, Adnan Januzaj ka arritur të bëjë 168 paraqitje për Real Sociedadin, duke regjistruar 23 gola dhe 21 asistime mbi emrin e tij.

Back to top button