Japin dorëheqje të gjithë anëtarët e bordit të Juventusit, përfshirë presidentin Agnelli

Një lajm i jashtëzakonshëm ka arritur në këto momente nga mediat italian sipas të cilave tashmë Andrea Agnelli ka dhënë dorëheqje nga posti i presidentit të Juventusit, e bashkë me të edhe e gjithë pjesa tjetër e kryesisë.
Në mbledhjen e jashtëzakonshme të këshillit të klubit të Juventusit të zhvilluar në Continassa, numri një i Juventusit ka paraqitur dorëheqjen së bashku me zëvendësin e tij Pavel Nedved, drejtorin ekzekutiv Maurizio Arrivabene dhe anëtarët e tjerë të Bordit.
Telashet e mëdha në aspektin financiar mësohet të kenë qenë arsyet kryesore për këtë vendim.

Back to top button