Qeveria e  Japonisë  përveç një donacion në vlerë prej $718,200 për popullin e Kosovës i cili i dedikohet ndërtimit të kapaciteteve të sistemit publik shëndetësor, ka dhuruar edhe tableta për trajtim të COVID-19.

Kështu ka njoftuar Ministri në detyrë Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca pas takimit që zhvilloi me të ngarkuarin me punë të Ambasadës së Japonisë në Republikën e Kosovës Mitsunori Ogasawara.

“Qeveria e Japonisë ka vënë në dispozicion 2500 tableta të ilaqit Avigan (Favipiravir) për pacientët kosovar për trajtim në mënyrë që të zgjerohet hulumtimi klinik kundër COVID-19. Z.Ogasawara më njoftoi po ashtu edhe për projekte tjera të asistencës teknike prej të cilave institucionet e Republikës së Kosovës kanë përfituar dhe vazhdojnë të përfitojnë në ekspertizë dhe ndërtim të kapaciteteve.”, shkroi Konjufca në Facebook.

Ai po ashtu bëri të ditur se e ka falënderuar Ogasawara për ndihmën./21Media