Jasharaj paralajmëron padi për Muratin: Boll mo

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, i ka ministres së Arsimit, Arbërie Nagavcit, lidhur me grevën në arsim.
Jasharaj përmes një komunikate për media ka thënë se pavarësisht se muaj më parë sindikata e kishte njoftuar me kërkesat legjitime të tyre.
“Zonja Nagavci as para grevës e as gjatë saj as edhe një herë nuk ishte Ministre e arsimit dhe nuk iu dëgjua zëri në emër të punëtorëve të arsimit, po nuk mungoi e nuk hezitoi me deklarata urdhëruese e madje edhe plot shantazh e kërcënime . “ka deklaruar ai.
Tutje ai ka thënë se Nagavci iu ka duatrokitur fyerjeve e deklaratave nënçmuese te Dimalit , Yllit, Dibranit,Sadriut e disa të tjerëve që siç ka thënë ai u ka humbur çdo gjë njerëzore.
“Zonja Nagavci për t’i hyrë në qejf shefit dhe Hekuranit shkoi edhe me tutje duke nxjerr urdhër se, pos dënimit me paga mësuesit, duhet edhe të zëvendësojnë edhe orët e humbura”, tha ai.
Tutje ai ka thënë se po të pyetej Nagavci pagat e shtatorit kurrë nuk do t’i merrnin punëtorët e arsimit që nga çerdhet e deri në universitet. “por këtë humanitetin në thonjëza dhe heroizmin tënd në thonjëza u mundove ta shesësh kot të punëtorët e arsimit dhe e bëre me shpresën se do të krijosh përçarje, përçarje që u mundove ta bësh edhe gjatë gjithë grevës, por të shkoi kot.”, vijon reagimi i Jasharajt.
Jasharaj ka thënë se punëtorët e arsimit janë bashkë dhe të pathyeshëm.
“Ruaje atë foton me fëmijën dhe me shefat në bankat shkollore. Vazhdo me Dimalin, Yllin,Rronin , Sadriun, Dibranin e ndonjë tjetër , që nuk u ka mbetur as edhe një fije nga njerëzorja. Kënaqu e duartrokit kur fyhet e shahet mësuesi, por mos u shtir si heroinë se kot e ke . Punëtorët e arsimit janë bashkë e në SBASHK dhe uniteti i tyre është i pathyeshëm. E ti pyet vetën a ishte bile një ditë ministre e tyre apo i le gjatë ditëve , javëve e muajve në baltë se zë e mbrojtëse e tyre nuk ishe që kur u bëre ministre e që tani”, ka thënë ai.
Po ashtu Rrhaman Jasharaj ka paralajmëruar përballje në gjyq me ministrin e Financave, Hekuran Muratin, dhe një deputet të Vetëvendosjes.
“Zonja Nagavci inati dhe mllefi i paarsyeshëm ndaj meje e sindikalistëve ua ka bllokuar trurin edhe disa deputetëve të partisë suaj. Njëra prej tyre dje në parlament përsëriti shpifjet e Hekuranit për SBASHK-un dhe qe të dy do të jenë në përballje para drejtësisë sepse e kanë tepruar. Boll mo”, ka thënë Jasharaj./21Media

Back to top button