Jashari: Adem Mikullovci tërë jetën ia kushtoi vendit të vet

 

Homazhe pranë fotografisë së Adem Mikullovcit në Teatrin Kombëtar sot bëri edhe kryetari i komunës së Skënderajt, Bekim Jashari.

Nipi i komandantit legjendar, Adem Jasharit tha se ndarja nga jeta e një aktori që tërë jetën e tij ia kushtoi vendit është e rëndë.

“Ndarja nga jeta e një njeriut i cili një jetë të tërë ia kushtoi vendit të vet. Prindërit mas pari një artist të vendit tonë që përmes mënyrës së tij artistike është munduar të shpreh zhgënjimin që kishte, revoltën dhe t’i frymëzonte gjeneratat e reja edhe në kohën e paraluftës për gjendjen që ishim. Po ashtu edhe deputeti i 2 korrikut të 1990. Shprehu ngushëllime familjes së tij dhe gjithë qytetarëve të vendit tonë”, tha ai.

Homazhe gjatë ditës pranë fotografisë së Adem Mikullovcit bënë edhe liderë institucionalë dhe politikë.

Back to top button