Kryetarët e dy komunave të Drenicës, të Skenderajt dhe Drenasit, Bekim Jashari dhe Ramiz Lladrovci, urojnë liderin e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, me rastin e shënimit të 18 vjetorit të themelimit të partisë Bashkimi Demokratik për Integrim.

Në urimin e tyre, Jashari e Lladrovci i drejtohen z. Ahmeti me “vëlla”, për ta rikonfirmuar afërsinë me të si veprimtar të hershëm për lirinë e Kosovës dhe kontribuues i jashtëzakonshëm, deri në çlirimin dhe shtetndërtimin e Kosovës.

“Vëlla Ali, ne i gëzohemi çdo suksesi Tuaj dhe popullit shqiptar, sepse, e jetoni ëndrrën ndër shekuj për barazi, liri dhe zhvillimin e qenies kombëtare dhe kjo festë le të shërbej për të kujtuar rrugën e gjatë e të mundimshme që keni bërë me bashkudhëtarët Tuaj”, kanë shkruar në urimin e përbashkët, z. Bekim Jashari dhe Ramiz Lladrovci. /21Media