Jashari flet edhe për ndihmat që u ka ofruar Ministria e Shëndetësisë

Jashari flet edhe për ndihmat që u ka ofruar Ministria e Shëndetësisë

Komuna e Skënderajt është ndër komunat që nuk ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirus. I pari i kësaj komune, Bekim Jashari deklaroi në “Bon Bon”, se kjo komunë qysh prej kur u paraqit rasti i parë në Kosovë ka themeluar shtabin emergjent dhe ka marrë një sërë masash në parandalimin e COVID-19, përfshirë këtu edhe vendosjen e tendës para QKMF-së në Skënderaj. Jashari potencoi se kanë ndaluar trafikun urban, pastaj edhe për mbylljen e tregut të gjelbër.

Sa i përket ndihmave të ofruara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Qeverisë, ai vlerëson se janë ndihma solide, të cilat do të mund t’i ofronte edhe një individ./21Media