Jashari: Edhe në këtë situatë emergjente u kujtove e zgjodhe të luash me fatin e të varfërve e të bësh fushatë me ta

Jashari: Edhe në këtë situatë emergjente u kujtove e zgjodhe të luash me fatin e të varfërve e të bësh fushatë me ta

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari i ka reaguar Sami Lushtakut, i cili sot shpërndau ndihma për njerëzit në nevojë në të cilat ishte vendosur logoja e PDK-së.

“E dhimbshme! Të shfrytëzohet situata emergjente, të ndihmohen qytetarët duke u thirrë në emër të partisë, për poena politik është e ulët, e dhimbshme dhe jo njerëzore. Kjo është e pafalshme dhe këtë nuk e merituan qytetarët e komunës që unë udhëheqë. Bashkëluftetarët tuaj Sami nuk dhanë jetën për këtë vend që ti të luash me ndjenjat e integritetin e të varfërve, t’i imponosh atyre përkrahjen për partinë që të marrin pako ushqimore. Letra me emër të partisë që përfaqëson e vendosur në pako ushqimore tregon më së miri për qëllimin dashakeq që keni pasur për t’i ndihmuar këto familje. Edhe në këtë situatë emergjente u kujtove e zgjodhe të luash me fatin e të varfërve e të bësh fushatë me ta. E tmerrshme!. Edhe në luftë paske ndihmuar qytetarët si duket po me qëllime të njejta fyese e denigruese, ka shkruar ndër të tjera Jashari në Facebook./21Media