Kryetari i Komunës së Skënderajt, Bekim Jashari ka njoftuar se dje kanë shpallur thirrjen për aplikim për ndarjen e bursave për studentët e kësaj komune për vitin 2020.

Jashari ka shkruar në Facebook se marrë parasysh situatën pandemike dhe faktin që për disa muaj është pezulluar mbajtja e ligjeratave për studentët, me qëllim të përfshirjes më të madhe të studentëve, këtë vit po i ndajnë 170 bursa për 170 studentë, me nga 300 euro për secilin student.

“Të dashur studentë, ju ftoj që të aplikoni, afati i fundit për aplikim është 29.06.2020. I tërë ky proces do të jetë transparent dhe vlerësimi do të bëhet sipas kritereve të përcaktuara”, ka shkruar ai./21Media