Jashari ka theksuar se do të tregojë se si e ka gjetur komunën që e udhëheq

Jashari ka theksuar se do të tregojë se si e ka gjetur komunën që e udhëheq

Kryetari i Skënderajt, Bekim Jashari sonte ka deklaruar se pas tejkalimit të situatës me koronavirus do të gjejë kohë t’i përgjigjet kryetarit të PDK-së në Skënderaj, Sami Lushtakut.

Siç ka shkruar Jashari në facebook, qytetarët do të njihen me gjendjen, në të cilën ai e ka gjetur komunën.

“Unë jam Kryetar i zgjedhur nga qytetarët, punoj me duar të pastërta, me transparencë e llogaridhënie, angazhohem për mirëqenien e qytetarëve dhe vlerësimin për punën time, projektet dhe të arriturat e komunës që unë udhëheqë e japin qytetarët me vullnet të lirë dhe pa ndikime.”, ka shkruar ndër të tjera Jashari.

Kryetari i Skënderajt, Bekim Jashari, dje i ka reaguar Sami Lushtakut, i cili ka shpërndarë ndihma për njerëzit në nevojë, në të cilat ishte vendosur logoja e PDK-së. Ndërsa, kryetari i PDK-së në Skënderaj, Sami Lushtaku i është kundërpërgjigjur Jasharit, duke i deklaruar se atij i pengon fuqia e Lushtakut në Drenicë./21Media