Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka vizituar sot mantel-bardhët të cilët po qëndrojnë në vijën e parë të frontit tani gati tre muaj që kur është shfaqur rasti i parë me Covid -19 në Kosovë.

Gjatë kësaj vizite ai falënderoi të gjithë stafin mjekësor për punën e palodhshme që po bëjnë duke qenë në gatishmëri për t’i shërbyer 24 orë qytetarëve të komunës.

“Stafi i QKMF-Skenderaj na informoi për procesin e deritanishëm të menaxhimit të situatës dhe gjendjen aktuale në të cilën është komuna jonë. Duke qenë se shëndetësia është prioritet i qeverisjes sime, në këtë vizitë premtova që krahas projekteve që jemi duke i realizuar në QKMF, përkrahja për stafin shëndetësor nuk do të mungojë asnjëherë, si dhe puna për të përmirësuar gjendjen e kësaj fushe nuk do të ndalet. Bashkë për një mirëqenie më të mirë”, ka shkruar Jasahri në Facebook.