Jashari: Vjosa Osmani ende po kujdeset mos me idhnu Kurtin

(Lajm i përditësuar)
Jashari: Vjosa Osmani ende po kujdeset mos me idhnu Kurtin
Analisti politik Shemsi Jashari në ”Click” të RTV21 ka komentuar mundësinë e rikthimit të presidentes Vjosa Osmani në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK).
Sipas Jasharit, rikthimi i Osmanit në krye të listës zgjedhore të LDK-së mund të sjellë rritje të dukshme të mbështetjes elektorale, por shanset nuk janë të garantuara.
“Vjosa Osmani nëse kthehet në LDK patjetër që do të lëvizin çështja e përqindjeve, por nuk është e sigurt dhe nuk ka qenë asnjëherë që kur një politikan bën këtë salltash për 360 shkallë, që elektorati që e ndjek ta përkrahë. Nëse ajo del si bartëse e listës LDK patjetër që do të ketë ngritje të votes. Çka sjell skenës politike Vjosa Osmani si bartëse e LDK-së? Vetëm zhurmë. Vjosa Osmani e ka dëshmuar që ka qenë e drejtueshme ndaj Albin Kurtit; ajo nuk e ka pasur hallin ushtetues, e ka pasur hallin e vet. Ajo edhe sot po kujdeset në raport me Albin Kurtin, po ketë kujdes se çka po flet duke u ruajtur mos ta idhënoj Albin Kurtin duke shpresuar që mund të ndryshojë diçka në minutat e fundit.”, tha Jashari.
Jashari: Kurti s’ka ndryshuar qëndrim, ftesa për Abdixhikun ishte nënçmuese për LDK-në
Analisti politik Shemsi Jashari në ”Click” të RTV21 ka reaguar ndaj ftesës së kryeministrit Albin Kurti për takim me kreun e Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, duke e cilësuar atë si nënçmuese për këtë subjekt politik.
Jashari deklaroi se kjo ftesë nuk përfaqëson një qasje serioze.
“Ftesa e Kurtit dhe takimi me Abdixhikun ishte një fyërje për LDK-në, një nënçmim. Kurti nuk ka ndryshuar disponim dhe qëndron me idenë e tij,” tha Jashari.
Ai shtoi se veprimi i Partia Demokratike e Kosovës për të refuzuar pjesëmarrjen në takim pa një ftesë zyrtare me shkrim ka qenë i drejtë.
“PDK mendoj që ka vepruar drejt kur ka refuzuar të shkojë në takim pa një ftesë të shkruar, për ta sqaruar se çka po don Kurti. Ideja e tij është përdorimi i paritetit politik për t’u dukur se po tenton të bëjë zgjidhje. Nuk duhet të bien pre e tij,” përfundoi Jashari./RTV21/21Media