Java e 14-të në Superligën e Kosovës nis me këto takime
24 Nëntor 2020
Superliga e Kosovës vazhdon me ndeshjet e javës së 14-të. Arbëria do të ndeshet me Gjilanin në takimin që fillon nga ora 13:30. Vendasit e nisën mirë sezonin por tani janë duke ngecur në pjesën e poshtme të tabelës.
Gjilani ndërkohë gjendet në pozitën e tretë me 23 pikë të grumbulluara nga 13 xhiro në kampionat.
Drita është nikoqire e Feronikelit në takimin që nis poashtu në ora 13:00, me “Intelektualët” që kërkojnë fitore për të mbajtur hapin në krye të tabelës me Ballkanin