Java e ardhshme me borë, IHMK: Kujdes në komunikacion
Gjatë fundjavës pritet të marrë mot i vranët dhe me reshje bore. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë apel për vozitësit që të shtojnë kujdesin në komunikacion.
Gjithashu IHMK-ja ka njoftuar se java e ardhshme pritet të ketë temperatura tipike dimërore.
“Ju këshillohet të tregoni kujdes të shtuar gjatë vozitjes dhe të përshtatni automjetet me kushtet atmosferike. Java e ardhshme parashihet me temperaturat tipike dimërore”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.