Java e fundit e verës me mot të vranët e shi

Në javën e fundit të verës, do mbajë mot vranët e me reshje shiu.

Instituti Hidrometeorologjik ka paralajmëruar se të hënën do të ketë mot me diell e vranësira që vende-vende mund të sjellin reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius.

Të martën temperaturat parashihet të sillen mes 5-8 gradë Celsius minimalet, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-21 gradë Celsius.

Të mërkurën po ashtu parashihen reshje shiu me temperaturat që do të lëvizin nga 6 minimalja në 20 maksimalja.

Të enjten do të ketë më pak vranësira, por që parashihen edhe reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-21 gradë Celsius.

Të premten do të ketë mot me diell e vranësira. Temperatura maksimale do të mbërrijë në 23 gradë.

Gjithashtu IHMK-ja ka bërë të ditur se “Kushtet agrometeorologjike dhe biometeorologjike do të jenë të mira, kur kemi parasysh cilësinë e ajrit dhe  përgatitjen e tokave për mbjelljen e kulturave vjeshtore”./21Media

Back to top button