Java e parë e stinës së verës do të vijojë me kushte të paqëndrueshme meteorologjike, por që nga mesi i javës grafiku në fushat termike do të shënojë ngritje, bashkë me presionin atmosferik.

Reshjet e shiut do të vazhdojnë edhe gjatë javës së ardhshme, kryesisht të hënën dhe të martën, por me episode të shkurta dhe duke mos e përfshirë gjithë territorin.

Në sasi do të ketë më pak reshje se java që po e lëmë.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-27 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-8 m/s./21Media