Gjykuar sipas ecurive aktuale sinoiptike, javën do ta fillojmë me mot kryesisht të kthjellët dhe me temperatura që do të lëvizin në mes 17 e 31 grade Celsius.

Edhe nesër, po ashtu, pritet te kemi mot kryesisht të kthjellët. Temperaturat do të jenë të përafërta me sot ato do të sillen në mes 17 e 30 grade Celsius.

Meteorologët parashohin që edhe pjesa tjetër e javës do të mbizoterohet nga moti kryesisht i kthjellët. Në orët e pasdites mund të ketë vranësira kalimtare të cilat mund të sjellin rrebeshe lokale shiu të percjella me bubullima.

Temperaturat e mëngjesit do të sillen në mes 15 e 18 grade Celsius, kurse ato maksimale në mes 28 e 31 grade Celsius./21Media