Gjatë ditës temperaturat do të shënojë rritje të dukshme

Gjatë ditës temperaturat do të shënojë rritje të dukshme

Gjatë kësaj jave vendi ynë do të karakterizohet me mot stabil. Do të ketë më shumë orë me diell, por edhe vranësira kalimtare.

Sa i përket fushave termike ato do të pësojnë rritje graduale në vlerat e maksimaleve, ndërsa minimalet do të mbeten rreth vlerave të zeros.

Nuk parashihet të ketë reshje të asnjë forme të paktën për këto pesë ditë të parashikimit.

Mëngjeset e ditës së hënë dhe të marte, paraqiten me ngrica të dobëta, por gjatë ditës grafiku i fushave termike do të shënojë rritje të dukshme.

Temperaturat minimale gjatë gjithë javës do të lëvizin ndërmjet -2 deri 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-18 gradë Celsius.

Dita e hënë do t’i shënojë vlerat e temperaturave më të ulëta, ndërsa dita e premte paraqitet si dita më e nxehtë me 18 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriu dhe verilindja me shpejtësi 1-5m/s.

Kjo situatë meteorologjike do të jetë e favorshme që situata biometeorologjike dhe agrometeorologjike të jetë e mirë.