Pos Brukselit, thuhet se ata do të takohen edhe në Paris, ku do t'i pres presidenti Macron

Pos Brukselit, thuhet se ata do të takohen edhe në Paris, ku do t’i pres presidenti Macron

 

Portali Demokracia.com në Prishtinë, ka plasue lajmin se javën e ardhshme në Bruksel do të takohen presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Burime ndërkombëtare kanë lansuar informacionin se si javën e ardhshme, kryeministri Albin Kurti pritet të udhëtojë drejt Brukselit për t’u takuar me përfaqësuesit e lartë evropianë, ndërkaq atje para Kurtit për vizitë zyrtare pritet të shkojë edhe presidenti serb Aleksandër Vuçiq.

Në takime thuhet se do të flitet për mundësinë e rifillimit të dialogut dhe krijimin e kornizave të këtij procesi”, ka thënë ky burim.

Pas vizitës në Bruksel, Kurti dhe Vuçiq javëve të ardhshme pritet ta vizitojnë zyrtarisht edhe Parisin, me ftesë të presidentit francez Emmanuel Macron.

Në takimet e Brukselit dhe Parisit mësohet se do të diskutohet rreth formatit të ri të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me lehtësimin e Bashkimit Evropian.