Justin Bieber i njoftoi fansat e tij se kënga e re e tij do të publikohet javën e ardhshme, më pak se 8 muaj pas publikimit të albumit të tij të pestë.

26-vjeçari u shfaq dje duke e përqafuar gruan e tij dhe duke ia shprehur dashurinë asaj. Në Instagram, ai publikoi një fotografi ku shiheshin në një varkë.

Fotografia, e cila u postua këtë javë nga Hailey, u realizua nga pushimet e tyre në Idaho.

Para kësaj fotografie, ai publikoi edhe një tjetër, ku shkroi: “Një javë”, duke iu referuar kështu këngës së re.

Justin në muajin shkurt publikoi albumin e tij të pestë “Changes”, që debutoi në top listën e Billboard Hot 200./21Media