Sipas Thaçit, Tarifat dhe reciprociteti duhet të bien

Sipas Thaçit, Tarifat dhe reciprociteti duhet të bien

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot ka deklaruar se javën tjetër do të ndërmarrë hapat për formimin e Qeverisë së re.

Ai në një status në Twitter, ka deklaruar se tarifat dhe reciprociteti duhet të bien për të forcuar përkrahjen e SHBA-së dhe BE-së për Kosovën.

“Javën tjetër unë do të ndërmarr hapat e fundit kushtetues për të mundësuar formimin e një Qeverie të re me një legjitimitet të plotë nga Parlamenti, i aftë për të luftuar # COVID19 dhe për t’i shërbyer popullit. Tarifat dhe reciprociteti duhet të bien për të forcuar mbështetjen e SHBA dhe BE për Kosovën”, ka shkruar presidenti Thaçi.