Javën tjetër në Kosovë temperaturat deri në 35 gradë
25 Korrik 2020
Ditën e dielë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të paqëndrueshme të cilat gjatë ditës vende-vende do të shoqërohen me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.
‘’Temperaturat minimale mbesin të ngjashme me ditët paraprake por në vlerat e maksimaleve parashihen ulje për 2-4 gradë Celsius. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-28 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-7 m/s’’, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Gjithashtu bëhet e ditur se java e tjetër parashihet të jetë me vapë dhe me temperatura maksimale rreth 35 gradë Celsius. /21Media