‘‘Javët e Kulturës Shqiptare në Austri” me moton “Bukë e krip e zemër” këtë vit fillon në Ditën Nacionale të Austrisë  duke vazhduar me aktivitete edhe gjatë festës kombëtare të 28 Nëntorit, kurse ky organizimin këtë vit do përmbyllet më 17 shkurt.

Në programin e mëngjesit “Për ditë të mbarë” sot në një lidhje direkte ishte Kryetarja e Këshillit Koordinues të shoqatave, Kaltrina Durmishi e cila foli për këtë organizim që po i bashkon mërgimtarët për të promovuar kulturën shqiptare./21Media