Javier Mascherano e ka konfirmuar largimin nga futbolli pas 17 viteve karrierë ndërmjet Amerikës Jugore dhe Evropës.

Mesfushori defanziv e filloi karrierën e tij me gjigantin e Argjentinës, River Plate në vitin 2003, pastaj e kaloi një vit në Brazil me Corinthians para se të kalonte ne Premier Ligë.

Në karrierën e tij Macherano pastaj luajti edhe për West Ham Unitedin, Liverpoolin dhe Barcelonën.

“Është koha të përfundojë karrierën time për shkak të disa gjërave që më kanë ndodhur mua gjatë muajve të fundit. E kam përjetuar profesionin tim në 100%. I falënderoj të gjitha klubet ku kam luajtur dhe të gjithë trajnerët me të cilët kam punuar gjatë karrierës sime.”, deklaroi Mascherano.